Lifestyle – Marigona Hill

Në qytezën tonë, jeta ka një ritëm të veçantë, një harmoni të mrekullueshme ndërmjet qetësisë së natyrës dhe dinamikës së qytezës. Ky vend unik ofron një stil të veçantë të jetesës, ku banorët e tij përjetojnë magjinë e një qyteze që rritet. Në qytezën tonë, ka një pasuri të vërtetë të mundësive që përfshinë çdo dëshirë dhe kërkesë. Ky është një vend ku çdo hap shpie në një aventurë të re dhe çdo kënd i qytetit ka diçka të veçantë për t’ju ofruar.

FINESAT

Shëtitore “The Walking District”

Parqe të ndryshme argëtimi

Fushë Futbolli & Basketbolli

Fusha e tenisit

Restaurante dhe kafiteri

“Fashion City”

Klinikë ditore

Life in Motion, Pool and Spa

Indoor & Outdoor Gym

Galeri të Artit dhe Muzikës

Kino

Bulevarde 18m & mbushës për vetura elektrike

Shtigje për çiklistë

Parkingje nëntokësore

Siguri Maksimale

Kopsht për fëmijë

Shkollë Fillore

Kampus Universitar

Qendër Kulturore Polifunksionale

Mirëmbajtje

Recepsion të centralizuar

Markete ushqimore

Afërsi me Liqenin e Badovcit

Afërsi me Parkun Nacional të Gërmisë

Përvoja juaj në “Marigona Hill” fillon dhe mbaron me natyrën që përbëhet nga një park vjenez me shtigje për shëtitje, fusha të ndryshme sportive, parqe të lojërave për fëmijë dhe fitnesin e jashtëm.

Falë eksperiencës së arkitektëve italianë, të specializuar në dizajnim të hapësirave gjelbëruese, do të mbillen pemë dhe lule të llojllojshme, të gjitha të përzgjedhura me kujdes në mënyrë që të bëhet filtrimi natyral i ajrit në hapësirat e Marigona Hill.

Sapo të dilni nga dera e shtëpisë tuaj, ju do të ndesheni me gjallëri, me kushte të cilat i keni ëndërruar gjithmonë që ju lehtësojnë jetën duke plotësuar dëshirat për një vendbanim përrallor.

Të gjitha këto do t’u japin vullnet dhe entuziazëm për jetën.

Për mirëqenien tuaj, do të ndërtohet një shteg që ju shpie prej Marigona Hill deri tek liqeni i Badovcit dhe parku i Gërmisë. Sikurse në projektin paraprak, ne do të jemi gjithmonë të pranishëm për të ofruar shërbimet e mirëmbajtjes, duke përfshirë pastrimin e rrugëve, heqjen e mbeturinave, mirëmbajtjen e rrjeteve dhe sigurimin e shtuar.

Për më tepër, do të ndërtohet “The Walking District” që do t’ju lehtësojë përmbushjen e nevojave tuaja të përditshme si blerjet në market, dyqane, pastrimi kimik, floktari, barnatore, dhe më shumë.