Prakticiteti është thelbësor kur jemi te idetë për apartamente dhe ajo që ju zgjidhni jo vetëm që duhet të përshtatet me stilin tuaj të jetesës, por edhe ta përmirësojë atë. Më poshtë keni disa këshilla të ekspertëve për strukturën e apartamenteve ku plotësohen nevojat tuaja por edhe ide se si mund të shfrytëzoni sa më shumë dhe më mirë hapësirën tuaj ekzistuese, pavarësisht nga madhësia.
“Dizajnimi i një apartamenti shpesh do të thotë të përfshish disa zona të ndryshme të jetesës në një hapësirë, si p.sh. vendosja e dhomës së ngrënies në të njëjtën hapësirë me dhomën e ndenjes”, thotë Katie Lion, dizajnere e hapësirave të brendshme.
Robert Burnett nga Holloways pajtohet se : ‘Motivimi kryesor për krijimin e një hapësire jetese me plan të hapur është të jesh më i shoqërueshëm. Prindërit mund të përgatisin vakte ndërsa bashkëveprojnë me fëmijët e tyre, ndoshta duke i ndihmuar ata me detyrat e shtëpisë ose edhe të monitorojnë përdorimin e televizorit ose internetit.
Një këshillë e dizajnerëve të brendshëm për të krijuar një rrjedhë brenda një apartamenti është përdorimi i të bardhës dhe tonaliteteve neutrale.
“Kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të përdorni ngjyra, përkundrazi dizajnerët inkurajojnë përdorimin e modeleve të veçanta dhe përsëri të arrini rezultate të bukura pasi që shumica e ngjyrave shkojnë me të bardhën dhe ngjyrën bezhë.
Nëse planifikimi i apartamentit tuaj është i hapur, vendosja e disa dyerve rrëshqitëse do të ofrojë pak privatësi dhe qetësi, gjithashtu ato mund të jenë një veçori dizajni.
Krahas kësaj dyert rrëshqitëse do ju ndihmojnë edhe në shfrytëzimin e hapësirës
Vendosja e tavolinës së ushqimit pranë një muri dhe ndarja e kësaj hapësire me një tepih të bukur nga dhoma ndenjës, do të bëjë që kjo hapësirë të duket më e veçantë dhe hapësira totale më e madhe. Është jetike që një apartament i vogël të duket i thjeshtë, i ndritshëm dhe i gjerë – dhe ngjyra është një ndër mënyrat më të mira për të arritur këtë.
Në hapësira më të vogla, shfrytëzimi i menqur i hapësirës ju ndihmon që të krijoni një ambient të ngrohtë dhe të rehatshëm. Shtesa të thjeshta, si një tepih dhe tavolinë kafeje, do ju ndihmojnë të përcaktoni hapësirën tuaj të ndejës, edhe nëse bëhet fjalë për pak hapa nga tavolina e ngrënies. Në mënyrë të ngjashme mund të përdoren edhe veprat e artit, qoftë për një hapësirë pune, kënd për të lexuar apo për të ngrënë. Vetëm mos harroni të sigurohuni që hapësira të mos ndihet e pabarabartë.
“Apartamentet mund të duken shumë më bukur duke zgjedhur ngjyra të kundërta, si dysheme dramatike me parket të zi dhe mure të bardha, si dhe duke shtuar punime prej druri”, thotë Andrea Childs, redaktore, Country Homes & Interiors. Kjo do të bëjë të gjithën hapsirën më elegante, bashkëkohore dhe me detaje të veeçanta arkitekturore.
Kur dekoroni një apartament ose një shtëpi, është e rëndësishme të merrni parasysh skemën e përgjithshme të projektimit dhe mënyrën se si dëshironi që dhomat të funksionojnë së bashku.
Konsideroni me kujdes pamjet midis dhomave dhe nëse planifikoni të bëni zgjedhje të guximshme dhe të shtoni mure me tipare të kundërta, merrni parasysh se si do të shkrihen përmes dyerve të hapura midis hapësirave. Në një apartament më të vogël, mbajtja konsistente e elementeve të tilla si dyshemeja, punimet e drurit dhe skajet do të lejojnë më shumë liri për të luajtur me ngjyrën dhe strukturën e mureve, ndërkohë që sigurohet që ndjesia e përgjithshme të jetë harmonike dhe e konsideruar.
Ju mund të keni ndonjë hapësirë në shtëpinë tuaj ku keni dritare vetëm në njërën anë, për të maksimizuar dritën, zgjidhni dyert e brendshme me xhama, mure, punime druri dhe tavane me ngjyrë të bardhë të pastër”, thotë Lucy Searle, kryeredaktore globale.
Përmes kësaj ju do të keni mundësi të krijoni një hapësirë të lirë dhe të pastër.
Deri tani ju kemi rekomanduar që t’i përmbaheni një gamë harmonike ngjyrash kur dizajnoni një plan të apartamentit, veçanërisht nëse jetoni në një apartament më të vogë”, thotë Jennifer Ebert, redaktore dixhitale, Homes & Gardens. Megjithatë, ngjyra është një mënyrë e bukur për të shtuar intrigën dhe interesin pa ndryshuar strukturën e përgjithshme. Nëse keni dyshime, dekorojeni duke përdorur një skemë neutrale ngjyrash.’
E hënë – E shtunë
09:00 – 17:00
Prapa Pallatit të Drejtësisë,
500m pas Inspektoratit Policor.